Kush Duhet Të Lutet?

“O ju të gjithë që keni etje, ejani tek ujërat, dhe ju që nuk keni para ejani, blini dhe hani! Ejani, blini pa para dhe pa paguar verë dhe qumësht! 2 Pse shpenzoni para për atë që nuk është bukë dhe fryt i mundit tuaj, për atë që nuk të ngop? Dëgjomëni me kujdes dhe do të hani atë që është e mirë, dhe shpirti juaj do të shijojë ushqime të shijshme. 3 Vini veshin dhe ejani tek unë, dëgjoni dhe shpirti juaj do të jetojë; dhe unë do të bëj me ju një besëlidhje të përjetshme, sipas hirit të qëndrueshëm që i premtova Davidit. 4 Ja, unë ia dhashë si dëshmitar popujve, si princ dhe komandant të popujve. 5 Ja, ti do të thërrasësh një komb që nuk e njeh, dhe një komb që nuk të njeh do të vrapojë te ti, për shkak të Zotit, Perëndisë tënd, dhe të Shenjtit të Izraelit, sepse ai të ka përlëvduar”. 6 Kërkoni Zotin ndërsa mund të gjendet, e thirrni ndërsa është afër. 7 I pabesi le ta lërë rrugën e tij dhe njeriu i padrejtë mendimet e tij, dhe le të kthehet tek Zoti që të ketë dhembshuri për të, tek Perëndia ynë që fal bujarisht.”  (Isaiah 55:1-7)

 Tek Isaia 55, Perëndia shfaq zemërdhembshurinë e tij e tij kur fton këdo që ka etje (vg. 1) që të përfitojë bekimet e tij që premtohen në këtë pasazh. Kjo etja e dëshirimit të thellë shpirtëror na shtyn ne tek ai për mëshirën e tij. Vargjet 6 dhe 7 theksojnë urgjencën me të cilën ne duhet ti përgjigjemi Atij. Folja kërkoni tek vargu 8 kupton përdorimin aktiv të lutjes si mjet i tërheqjes së hirit të Perëndisë drejt vetes tonë. Ai që ne kërkojmë e dëshirojmë është ZOTI: i pandryshueshmi, i hirshmi, besëlidhje-mbajtësi Jehoca. Ne nuk duhet që të vonohemi në përqafimin e ofertës së Perëndisë; ne duhet ta kërkojmë atë teksa ai mund të gjendet-tani-përpara se sa vdekja të na afrohet. Profeti thekson lutjen personale kur thotë “e thirrni”  duke na kujtuar kështu që oferta e shpëtimit është për tani, ndërsa ai na është pranë përmes Fjalës së Tij dhe bekimeve. Ne nuk duhet të refuzojmë e as vonohemi në këtë ofertë. Nëse nuk i përgjigjemi thirrjes, do të vijë dita kur ai nuk do të mund të gjendet më, oferta e tij do të jetë e revokuar, dhe ne do ta gjejmë veten tonë përgjithmonë të ndarë prej tij pa asnjë shpresë shpëtimi. Perëndia kërkon që ne më tërë qenien tonë të pendohemi për mendimet, fjalët dhe veprimet tona të mëkatshme, duke marrë përmes besimit mëshirën dhe hirin e tij falës dhe të bollshëm.

Ka që thonë se meqë njeriu nuk mund të lutet siç duhet, është më mirë që njeriu të mos lutet fare. Ata e nxjerrin këtë përfundim nga dica vargje të veçuara që flasin  se si Perëndia nuk i pranon lutjet dhe adhurimin e mëkatarëve, se ato janë një erë e qelbur për hundët e tij dhe një neveri për sytë e tij. Këta thonë se Perëndia nuk i dëgjon mëkatarët dhe se gjithçka që nuk ofrohet nga besimi është mëkat.

Pjesa e parë e argumentit-që ne nuk lutemi siç duhet-është e vërtetë, por konkluzioni që është më mirë të mos lutemi fare është i gabuar. Nëse ky konkluzion do të ishte i rregullt, atëherë, në përputhje me parimin e mësipërm, i Krishteri as duhet të lexojë biblën, as të këndojë himne, psalme e këngë frymëtore në adhurimin e Perëndisë, as nuk duhet të pagëzohet, as të marrë darkën e Zotit, as të shkojë në kishë. Ky parim do të bënte që besimtari të lutet më pak se sa jobesimtari, sepse besimtari e ndjen mëkatin e tij shumë më tepër se sa jobesimtari. Besimtari i vërtetë është i vetmi që e kupton dhe pranon pavlefshëmirë e tij apo të saj për shkak të mëkatit. Ky lloj argumenti që duket si shpirtërore në plan të para është në fakt një justifikim afetarie dhe një perversion i mesazhit të ungjillit. Është e rrezikshme që të besosh apo tu mësosh të tjerëve që ne nuk mund të lutemi e as ti afrohemi Perëndisë në lutje deri sa ne jemi shpirtërisht të përsosur. Psalmi 130:3-4 inkurajon fajtorin që nuk mund të qëndrojë para Perëndisë kur thotë “Në rast se ti do të merrje parasysh fajet, o Zot, kush mund të rezistonte, o Zot? 4 Por te ti ka falje, me qëllim që të kenë frikë prej teje.”

Ungjilli thërret të mëkatarin, atë që shpirtërisht është i varfër, i çalë e qorr, plot plagë e sëmundje shpirtërore që të vijë tek Krishti për shërim-tek ai që gjen kënaqësi në dhënien e mëshirës dhe dashurisë së Perëndisë krijesave të tij. Një thënie e Martin Luterit thotë: “”Të jesh i shpëtuar do të thotë të jesh i humbur tek këmbët e Krishtit.” Qëllimi final i Satanit është moslejimi i mëkatarëve që të shkojnë tek Krishti. Nëse ai nuk e arrin këtë qëllim si një luan që ulërin ai e realizon këtë si engjëlli i dritës. Ky është testi për të parë nëse në zemrën tënde po vepron Fryma e Shenjtë e Krishtit apo vepra mashtruese e Satanit. I pari të tërheq drejt Krishtit, i dyti përpiqet që të të izolojë ty nga Krishti.

Ne vërtetë mëkatojmë nëse nuk lutemi e adhurojmë siç duhet, por mëkatojmë dy herë nëse nuk lutemi e adhurojmë fare, nëse refuzojmë të përdorim lutjen, që është dhurata e Perëndisë ndaj nesh. Ne nuk mund të mohojmë mëkatshmërine e njeriut dhe të veprimeve të tij, por as nuk mund të mohojmë ungjillin e Perëndisë, ai kënaqet kur shpëton mëkatarin dhe i afron ata drejt vetes së tij. “Gjithçka që më jep Ati do të vijë tek unë; dhe atë që vjen tek unë, unë nuk do ta nxjerr jashtë kurrë”(Gjoni 6:37). Këto të vërteta nuk duhet të na izolojnë ne nga Jezus Krishti, ato duhet të na afrojnë drejt tij për shërimin e mëkatit tonë. Ungjilli na shtyn që të lutemi “Perëndi, ki mëshirë për mua mëkatarin. Ma hiq tërë padrejtësinë dhe më mbush me gjithçka unë kam nevojë-drejtësinë e Krishtit Jezus.”

Perëndia i foli të tërë kombit të Izraelit, të drejtë e të padrejtë kur tha “Do të jem sërish i lutur nga shtëpia e Izraelit ta kryej këtë për ta” (Ezek. 36:37). Kërkoni pra Zotin ndërsa mund të gjendet, e thirrni ndërsa është afër. Ne jemi tepër mëkatarë për të mos u lutur.