5 Arsye Per Sherbesen e Darkes

2. Shërbesa e Darkës ndjek modelin Biblik të adhurimit me dy shërbesa. Ps. 92, që njihet si Psalmi i Sabatit thotë “Është bukur të kremtosh Zotin, dhe të këndosh lavdet në emrin tënd, o Shumë i Larti; të shpallësh në mëngjes mirësinë tënde dhe çdo natë besnikërinë tënde,”(Ps. 92:2). Në adhurimin nën Besëlidhjen e Vjetër në Tempull apo Tabernakull, praktika ishte organizimi i të Dielës rreth dy shërbesave (Num. 28:1-10). Në Dhiatën e Re, nuk kemi një abrogim të kësaj praktike, dhe në fakt shikojmë se edhe nën Besëlidhje e Re, besimtarët nën Apostujt mblidheshin dy herë në ditë për të adhuruar Perëndinë (Vep. 20:7).

3. Shërbesa e Darkës është një mundësi më tepër për të dëgjuar dhe marrë Hirin e Perëndisë, të vërtetat dhe premtimet e tij, madje edhe përmes mjeteve të Hirit si Fjala, lutja dhe Sakramentet.

4. Shërbesa e Darkës avancon njohjen tonë të Perëndisë dhe të Fjalës së Tij jetë-transformuese. Psalmi 119:33-38 thotë “Më mëso, o Zot, rrugën e statuteve të tu dhe unë do ta ndjek deri në fund. Më jep mençuri dhe unë do ta ruaj ligjin tënd; po, do ta respektoj me gjithë zemër. Më bëj të ec në rrugën e urdhërimeve të tua, sepse në to gjej kënaqësinë time. Përkule zemrën time parimeve të tua dhe jo lakmisë. Largoji sytë e mi nga gjërat e kota dhe gjallëromë në rrugët e tua. Mbaje fjalën tënde shërbëtorit tënd, që ka frikë nga ty.” Si edhe ai proverbi shqiptar që thotë, “aty ku futet drita nuk futet mjeku,” dhe në rastin e shëndetit shpirtëror, aty ku Fjala është e bollshme dhe plot lutje, atje jo vetëm që ka më pak mëkat, por më shumë transformim. Dhe rinovim Dy shërbesa të Dielën do të thotë një dietë më e larmishme dhe më e plotë për shëndetin tonë shpirtëror.

5. Shërbesa e Darkës ushqen dhe rrit dashurinë dhe Unitetin e Krishterë në trupin e Krishtit. Adhurimi Biblik ka si një dimension vertikal ashtu edhe një horizontal. Sipas Shkrimeve, këndimi i Psalmeve, himneve dhe këngëve shpirtërore nuk i drejtohen vetëm Perëndisë por edhe njëri-tjetrit për instruktimin e inkurajimin tonë (Efe. 5:19; Kol. 3:16) Pjesëmarrja jonë plot gëzim është një mjet inkurajimi për të tjerët në Kishë. Ky është qëllimi edhe i Heb. 10:24-25 ku lexojmë “Dhe le të kujdesemi për njeri tjetrin, për t`u nxitur për dashuri dhe vepra të mira, pa hequr dorë nga të mbledhurit bashkë tonin, sikurse kanë zakon disa, por të nxisim njeri tjetrin, aq më tepër se e shihni ditën që po afrohet.”

Soli Deo Gloria