Shpresa e Krishtlindjes: Mbreti ka ardhur!

Unë dua të tërheq vëmendjen tuaj në një profeci e shkruar për vendin e lindjes së Jezusit 700 vjet para se ai të lindte. Profecia gjendet tek libri i Profetit Mikea 5:2-5a:

«Por ti, o Bethlehem Efratah, megjithëse je i vogël midis mijërave të Judës, nga ti do të dalë për mua ai që do të jetë sundues në Izrael, origjinat e të cilit janë nga kohërat e lashta, nga ditët e përjetësisë». 3 Prandaj ai do t’i braktisë deri në kohën në të cilën ajo që duhet të lindë ka për të lindur; atëherë kusuri i vëllezërve të saj do t’u kthehet bijve të Izraelit. 4 Ai do të mbetet për të kullotur kopenë e tij me pushtetin e Zotit, në madhërinë e emrit të Zotit, Perëndisë së tij. Dhe ata do të banojnë të sigurt, sepse atëherë ai do të jetë i madh deri në skajet e tokës. Dhe ai vetë do të jetë paqja.

Hyrje

Kudo nëpër Dhiatën e Re, apostujt iu apeluan dy aspekteve të jetës së Jezuit për të provuar se Jezusi ishte vërtetë Mesia që pritej të vinte. Njëra ishte ringjallja dhe tjetra ishte përmbushja e profecive mesianike. Dhiata e Vjetër, e shkruar për një periudhë një mijë vjeçare, përmban gati treqind referenca për Mesinë që po vinte. Të gjitha këto u përmbushën në Jezu Krishtin dhe ato faktojnë një konfirmim të padiskutueshëm të kredencialeve të tij si Mesia.

Një nga ato profeci kishte të bënte me vendin e lindjes së Jezusit. Shtatëqind vjet përpara se Fryma e Shenjtë të sillte një konceptim të mrekullueshëm në një vajzë të re të quajtur Mari, me qëllim që ajo të bëhej nëna e Krishtit, i njëjti Frymë i Zotit i dha depërtim profetik njërit prej zëdhënësve të tij. Mikea parashikoi që qyteti i Betlehemit do të ishte vendi ku do të lindte mbreti i ardhshëm.

Ungjilli i Mateut rregjistron se si dijetarët erdhën nga Lindja duke ndjekur një yll (2:1-12; në fakt një kometë të vërtetë me bisht që i udhëhoqi ata për gati dy muaj deri në Betlehem). Ata shkuan tek pallati i Mbretit Herod për t’i kërkuar udhëzime se ku kishte lindur mbreti i ri. Herodi vështirë se mund ta kontrollonte tronditjen e tij ndërsa i thirri studiuesit e tij për të hulumtuar këtë çështje. Ata shkuan në bibliotekën mbretërore dhe gjetën përgjigjen e shkruar në Mikea 5:2, “Por ti, o Bethlehem Efratah, megjithëse je i vogël midis mijërave të Judës, nga ti do të dalë për mua ai që do të jetë sundues në Izrael, origjinat e të cilit janë nga kohërat e lashta, nga ditët e përjetësisë”. Me yllin që i udhëhiqte dhe me profecinë për t’i thënë se ku të shkonin, Magët shpejt gjetën Mbretin e porsalindur në Betlehem.

Mesazhi

Dy pyetje kryesore gjejnë përgjigje te Mikea. Së pari, kush është ky Mbret i premtuar? Dhe së dyti, çfarë lloj mbreti është ai? Mbi këtë ngrihet shpresa dhe siguria jonë sot.

I. Kush është Ky Mbret i Premtuar (5: 2)?

Së pari, kush është ky mbret i premtuar?

Mbreti ka ardhur, dhe ky Mbret është Jezusi! Tre profeci në këtë fragment e identifikojnë Mbretin si Jezusi Mesia.

Së pari, Jezusi lindi në Betlehem. Mikea 5:2 thotë, “Por ti, o Bethlehem Efratah, megjithëse je i vogël midis mijërave të Judës, nga ti do të dalë për mua ai që do të jetë sundues në Izrael, origjinat e të cilit janë nga kohërat e lashta, nga ditët e përjetësisë” Ky fshat i vogël, vetëm rreth 10 kilometra në jug të Jerusalemit, kishte pak për ta dalluar atë para se Jezusi të vinte në botë. Edhe pse paraardhësi i Jezuit, mbreti David, kishte lindur gjithashtu në Betlehem një mijë vjet më parë, Betlehemi ishte ende një fshat i vogël i përgjumur kur lindi Jezusi. E megjithatë, atë natë kur lindi Jezusi, gjithçka ndryshoi përgjithmonë.

Së dyti, Jezusi lindi sipas qëllimit hyjnor. Vini re frazën në tekst, , “Por ti, o Bethlehem Efratah, megjithëse je i vogël midis mijërave të Judës, nga ti do të dalë për mua ai që do të jetë sundues në Izrael, origjinat e të cilit janë nga kohërat e lashta, nga ditët e përjetësisë” (5: 2). Mesia erdhi për qëllimin e përjetshëm të Zotit. Dhe ky qëllim i përjetshëm është të pajtojë mëkatarët me Zotin.

Dhe së treti, Jezusi ishte ekzistues i përjetshëm. Ai lindi në një datë të caktuar kalendarike në histori, por origjina e Tij ishte “..nga kohërat e lashta, nga ditët e përjetësisë” (5:2). Në të vërtetë, Jezusi është përgjithmonë dalë nga Ati. Nuk ka qenë kurrë një kohë kur ai nuk ekzistonte, megjithëse ai kishte një fillim të caktuar si një djalë njeri atë natë në Betlehem. Nuk ka rimishërim në Bibël, por ka mishërim. Jezusi ekzistonte përjetësisht, por një ditë ai u bë mish dhe gjak.

II. Çfarë lloj mbreti është ai (5:3-5a)?

Dhe së dyti, çfarë lloj mbreti është ai?

Së pari, ky Mbret do të sigurojë për popullin e tij. Vargu 4: “Ai do të mbetet për të kullotur kopenë e tij me pushtetin e Zotit, në madhërinë e emrit të Zotit, Perëndisë së tij.” (5:4). Ky është një përshkrim i mrekullueshm i Mbretit Jezus që kujdeset për ata që i përkasin atij.

Gjithashtu, ai do të mbrojë popullin e tij. Mikea thotë: “Dhe ata do të banojnë të sigurt, sepse tani ai do të jetë i madh deri në skajet e tokës. Dhe ai do të jetë paqja e tyre “(5:4). Njerëzit e Zotit do të jenë të sigurt sepse janë nën kontrollin e Princit të Paqes. Është një gjë të jesh predikues i paqes; dhe është shumë më tepër të jesh vetë paqja i personalizuar, i trupëzuar.

Së fundi, Ai gjithashtu do të pastrojë mbretërinë e tij nga të gjitha besimet materiale dhe do të çrrënjosë fetë e rreme. Në kohën e Mikeas, kombet kishin besim në fuqia e kuajve të luftës dhe qyteteve të fortifikuara. Mesia premtoi t’i jepte fund të gjithave idhujtarive njerëzore.

Kur Jezusi erdhi 2,000 vjet më parë, ai solli paqe shpirtërore për të gjithë ata që e pritën dhe besuan në emrin e tij.

Dhe me po ashtu si me çdo prej pothuajse 300 profecive të Dhiatës së Vjetër që u bë e përmbushën në lindjen dhe ardhjen e parë të Jezuit, po kështu secila prej pothuajse 200 profecive të tjera do të bëhet realitet kur Jezusi të kthehet përsëri. Dhe kur ta bëjë këtë ai do të sundojë dhe të mbretërojë në fuqi dhe lavdi përgjithmonë.

Kjo është shpresa e çdo të krishteri të vërtetë. Kjo është shpresa jonë. Kjo është shpresa juaj. Kjo është çfarë ne festojmë në çdo Krishtlindje.

Leave your comment

Please enter your name.
Please enter comment.