Buletini i Adhurimit – 9 Tetor 2021

Shërbesa eAdhurimit

Dita e Zotit – 9 Tetor, 2021

Votum                                                                           Psalmi 124:8

Ndihma jonë është te emri i Zotit, që ka krijuar qiejt dhe tokën.

Përshëndetja e Shenjtë                                             Galatasve 1:3

Hir mbi ju dhe paqe nga Perëndia Ati dhe nga Zoti ynë Jezu Krisht.

§ Thirrja për Adhurim                                                                  Isaia 43:10

Dëshmitarët e mi jeni ju, thotë Zoti, ju dhe shërbëtori që kam zgjedhur, me qëllim që ju të më njihni dhe të keni besim tek unë, si dhe të merrni vesh që unë jam. Para meje asnjë Perëndi nuk u formua dhe pas meje nuk do të ketë asnjë tjetër.

Lutja e Invokimit & Adhurimit të Perëndisë

§ Himn Adhurimi                                                                                                               

Oqeanet në dorë kush i mban?

 Çdo grimcë rëre kush e numëron?

 Mbretër, kombe dridhen para Tij

 Gjithë krijimi ngrihet dhe gëzon

 Është Zoti ynë, i ulur përmbi fron

 Eja t’adhurojmë

 Është Mbreti ynë, jo s’ka krahasim

 Eja t’adhurojmë

 Kush i dha ndonjëherë Zotit këshillë?

 Kush mund t’ia dyshojë Fjalët Atij?

 Të Gjithdishmin kush mund ta mësoj?

 Bëmat e Tij kush mund t’i kuptoj?

 Kush në duar gozhdët i ka ndjerë?

 Me faj ngarkuar për njerëzit e mjerë?

 I përjetshmi Zot u shtri në varr

 Sot i ngjallur Jezus Shpëtimtar!

§ Rrëfimi i Besimit                                            Rrëfimi i Besimit 8:4

Zoti Jezus e ndërmori vullnetarisht këtë detyrë; Ai iu nënshtrua ligjit, me qëllim që ta kryente atë, dhe e plotësoi përsosmërisht; duroi vuajtje tmerrësisht të mëdha në shpirtin e Tij dhe vuajtje të dhimbshme në trupin e Tij; Ai u kryqëzua dhe vdiq, u varros dhe mbeti nën pushtetin e vdekjes, por pa njohur prishjen. Ditën e tretë u ngrit prej së vdekurish me të njëjtin trup me të cilin vuajti, dhe me të cilin Ai edhe u ngjit në qiell, dhe atje Ai është ulur në të djathtë të Atit të Tij, duke ndërmjetësuar, dhe prej nga do të kthehet të gjykojë njerëzit dhe engjëjt, në fundin e botës.

§ Himni Triniterian                                                                    Gloria Patri

Lavdia qoft’ për Atin, dhe për të Bir’, dhe për Frymën e Shenjt’,

siç ka qen’ dhe prej fillimit ësht’ tash, e gjithmon’ mbetet, bot’ e pafund, Amen, Amen.

Leximi i Ligjit & Thirrja për Pendim                                 nga 1 Kor. 13

“Po të flisja gjuhët e njerëzve dhe të engjëjve, dhe të mos kisha dashuri, do të bëhesha si një bronz që kumbon ose si cimbali që tingëllon. 2 Edhe sikur të kisha dhuntinë e profecisë, edhe të dija të gjitha misteret dhe mbarë shkencën dhe të kisha gjithë besimin sa të luaja nga vendi malet, por të mos kisha dashuri, nuk jam asgjë. 3 Edhe sikur të ndaja gjithë pasuritë e mia për të ushqyer të varfrit dhe ta jepja trupin tim që të digjej, e të mos kisha dashuri, nuk do të më vlente asgjë! 4 Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset, 5 nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq; 6 nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën, 7 i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë. 8 Dashuria nuk ligështohet kurrë… 13 Tani, pra, këto tri gjëra mbeten: besimi, shpresa dhe dashuria; por më e madhja nga këto është dashuria.”

Rrëfimi i Mëkateve                                                                         

Perëndi i Dashurisë, dhe At i Birit që u dha për ne, sepse aq shumë e deshët botën, na fal për mungesën e dashurisë ndaj jush o Perëndi Triune, ndaj Fjalës tuaj, ndaj Kishës tuaj, ndaj të humburve në botë. Bëj që të buroj prej zemrave dhe jetëve tona besim, shpresë e dashuri, por mbi të gjitha dashuri, që duke ju dashur ju dhe krijesat tuaja, ne të mund të urrejmë ato mëkate nga të cilat na keni shpëtuar, për hir të Jezus Krishtit. AMEN.

Siguria e Faljes                                                                          Hebrenjve 1:3

“Ai, duke qenë shkëlqimi i lavdisë së tij dhe vula e qenies së tij dhe, duke i mbajtur të gjitha me fjalën e fuqisë së tij, mbasi e bëri, përmes vetes së tij, pastrimin e mëkateve tona, u ul në të djathtë të Madhërisë, në vendet e larta”

§ Himni Falënderimi                                                                   Doksologjia

Lavd’ Zotit, me bekime plot, gjith’ ju krijesa këtu posht’

gjith’ ju turma në qiell lart, Lavd’ Atit, Bir’t dhe Frymës Shenjt.

Lutja Pastorale

§ Himni i Përgatitor                                                                         Psalmi 42

Si drenusha që kërkon ujin, ashtu un’ ty të kërkoj’

Ti je malli i zemrës sime dhe dua të të lavdëroj.

Ti, O Zot, më jep mburoj’, jetën time ta dorëzoj’

Ti je malli i zemrës sime, dhe dua të lavdëroj.

Më i shtrenjtë se argjend dhe ar vetëm ti k’naqësi m’ofron

Ti je bebëza e syrit tim, g’zim të plot veç ti m’dhuron

Ti je më shum’ se shok për mua, edhe pse ti je një mbret

Un’ të dua më shum’ se çdo njeri, dhe krejt që më përket.

Shërbesa e Fjalës                                                       

 “..Bari thahet dhe lulja bie,

por fjala e Zotit mbetet përjetë,

dhe kjo është fjala që ju është shpallur.”–

(1 Pjet.1:24-25)

Administrimi i Darkës se Zotit

§ Himni i Përgjigjes                                                                             Psalmi 8

Sa i mrekullu’shëm ësht’ Emri Yt mbi gjithësin’

O Zot, Zoti yn’ shtrive mbi qiejt’ tër’ madhështin’

Nga goja e foshnjave thur fuqin’ e lëvdimit,

Për ti mbyllur gojën krejt, armikut, hakërrimit.

Kur mendoj qiejt e tu, që dora jote krijoi,

hënë, yjet e gjith’çka që në kozmos modeloi

e çfar’ ësht’ njeriu që në gjith’ dobësin’ e tij

ta kujtosh e vizitosh me bekime e me hir.

Pak më t’ulët se vetja e krijove njeriun

e kurorëzove me nder, lavdi e birësim,

gjithçka që krijuat ju ia dhatë për mbret’rim

sa i mrekullu’shëm ësht’ emri Yt mbi tër’ dheun.

§ Bekimi                                                                       Galatasve 6:16

“Dhe të gjithë ata që do të ecin sipas kësaj rregulle mbi ata qoftë paqja dhe mëshira, edhe mbi Izraelin e Perëndisë.”

Adhurimi në Kishën e Reformuar Durrës

Adhurimi i Perëndisë Triunë është detyra më e rëndësishme e besimtarit. Gjoni 4:23-24 thotë se Perëndia At kërkon adhurues që ta adhurojnë në Frymë e në të vërtetë. Teksa përgatiteni për këtë shërbesë adhurimi, kini si qëllim të jini një pjesëmarrës e jo një spektator. Njësohuni me këngët e adhurimit të bashkësisë (edhe nëse kënga është e panjohur); bashkohuni në dhënien e së dhjetës a ofertës me gëzim; lutuni përgjatë lutjes së Pastorit duke shtuar “Amen-in” tuaj (që nënkupton rënien dakord me kërkesat, rrëfimin e mëkatit, e adhurimin e lutjes); si dhe dëgjoni me kujdes Perëndinë tek flet përmes predikimit të Fjalës së Tij. Zoti ynë Sovran marrtë të gjithë lavdinë teksa ju e adhuroni atë sot në mënyrë aktive.

Lutja në Përgatitje për Adhurim

O Zot, që na keni pasuruar me njohjen e Ungjillit tuaj të shenjtë; na fal hir, që të presim për ardhjen e dytë të Zotit tonë Jezus Krisht, që vjen për të gjykuar botën në drejtësi, si dhe që ne të mund t’i qëndrojmë tundimeve të botës, mishit, dhe djallit, dhe kështu me një zemër të pastër të mund t’ju ndjekim ju, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe që të qëndrojmë të konfirmuar deri në fund, dhe të pamëkatë në ditën e Zotit tonë Jezus Krisht. Amen.

Katekizmi për Memorizim

Pyetja 88: Cilat janë mjetet e dukshme përmes të cilave Krishti na komunikon përfitimet e shpengimit?

Përgjigjja: Mjetet e dukshme dhe të zakonshme përmes të cilave Krishti na komunikon përfitimet e shpengimit janë urdhërimet e tij, veçanërisht Fjala, sakramentet dhe lutja ; të cilat bëhen efikase te të zgjedhurit për shpëtim.

Pyetja 89: Si bëhet Fjala efikase për shpëtim?

Përgjigjja: Fryma e Perëndisë e bën leximin, por veçanërisht predikimin e Fjalës, një mënyrë efikase për bindjen dhe konvertimin e mëkatarëve, dhe për ndërtimin e tyre në shenjtëri e ngushëllim, përmes besimit, për shpëtim.

Pyetja 90: Si duhet të lexohet dhe të dëgjohet Fjala, në mënyrë që të bëhet efikase për shpëtim?

Përgjigjja: Në mënyrë që Fjala të bëhet efikase për shpëtim, ne duhet ta dëgjojmë atë me përkushtim, përgatitje  dhe lutje ; ta marrim atë me besim  dhe dashuri ; ta përvetësojmë në zemrat tona  dhe ta zbatojmë në jetët tona.

Programi 5 Ditor i Leximit të Biblës

  • Ezekieli 1-3; Gjoni 1
  • Ezek 4-6; Psalmi 82; Gjo 2
  • Ezek 7-9; Gjo 3
  • Ezek 10-12; Psalmi 83; Gjo 4
  • Ezek 13-15; Psalmi 136; Gjo 5