katekizmi i ri

Në letrën e tij drejtuar Galatasve Pali shkruan, “Ai që merr mësim në fjalën, le ta bëjë pjestar të të gjitha të mirave të tij atë që e mëson.” (Galatasve 6:6). Fjala Greqisht “Ai që merr mësim në fjalën” është fjala katechoumenos, ai që merr katekizëm. Me fjalë të tjera, Pali është duke folur për një tërësi të doktrinës së Krishterë (“katekizëm”) që u mësohej prej një udhëzuesi. Sot shumë kisha dhe organizata të krishtera publikojnë “deklarata besimi” që skicojnë besimin e tyre. Por në të shkuarën pritej që dokumenta të kësajnatyre të ishin shumë të pasur nga ana biblike dhe të formuluara me shumë kujdes saqë mësoheshin përmendësh dhe përdoreshin për rritjen dhe trainimin e krishterë. Ato shkruheshin në formatin pyetje-përgjigje dhe quheshin katekizëm (nga fjala Greqisht katechein që do të thotë “të japësh mësim gojarisht ose të udhëzosh me fjalë”). Sot praktika e katekizmës veçanërisht mes të rriturve ka humbur pothuaj plotësisht. Programet moderne të dishepullizimit përqendrohen në praktika si studimi i Biblës, lutja, bashkësia dhe ungjillizimi dhe nganjëherë mund të jenë tepër të cekëta përsa i përket doktrinës. Në kontrast me këto, katekizmat klasike i udhëzojnë studentët përgjatë Kredos së Apostujve, Dhjetë Urdhërimeve dhe Lutjes së Zotit – duke siguruar kështu një ekuilibër të përsosur të teologjisë biblike, etikave praktike dhe përjetimeve frymërore. Disiplina e memorizimit të katekizmës i ngulit konceptet thell ënë zemër dhe në mënyrë të natyrshme i bën studentët më të përgjegjshëm për të zotëruar materialin nga sa bëjnë zakonisht kurset e dishepullizimit. Përfundimisht, praktika e recitimit pyetje-përgjigje i sjell udhëzuesit dhe studentët në një ndërveprim të natyrshëm, në një proces dialogues nxënieje. Katekizma e Re e Qytetit është bazuar dhe përshtatur nga Katekizma e Gjenevës nga Kalvini, Katekizma e Shkurtër dhe e Gjatë e Uestminsterit dhe në mënyrë të veçantë në Katekizmën e Hajdelbergut duke siguruar një ekspozim të mirë ndaj disa prej mendimeve më të pasura nga spektri i katekizmave të mëdha të kohës së Reformimit. Shpresa është që kjo ka për t’i inkurajuar njerëzit të zhyten në katekizmat historike dhe ta vazhdojnë këtë proces përgjatë jetës së tyre.

  • PYETJA 11 E KATEKIZMIT TE RI

    Katekizmi Çfarë na kërkon Perëndia në urdhërimin e gjashtë, të shtatë dhe të tetë? Së gjashti, të mos lëndojmë, urrejmë apo tregohemi armiqësorë me fqinjin tonë, por të jemi të […]

  • PYETJA 10 E KATEKIZMIT TE RI

    Katekizmi Çfarë na kërkon Perëndia në urdhërimin e katërt dhe të pestë? Së katërti, ditën e Sabatit të kalojmë kohë private dhe publike për të adhuruar Perëndinë, të çlodhemi nga […]

  • PYETJA 9 E KATEKIZMIT TE RI

    Katekizmi Çfarë na kërkon Perëndia në urdhërimin e parë, të dytë dhe të tretë? Së pari, që ta njohim dhe të besojmë në Perëndinë si i vetmi Perëndi i gjallë […]

  • PYETJA 8 E KATEKIZMIT TE RI

    Katekizmi Cili është ligji i Perëndisë i deklaruar në Dhjetë Urdhërimet? Nuk do të kesh asnjë perëndi tjetër përveç meje. Nuk do të bësh për veten tënde asnjë idhull në […]

  • PYETJA 7 E KATEKIZMIT TE RI

    Katekizmi Çfarë kërkon ligji i Perëndisë? Ligji i Perëndisë kërkon bindje personale të përsosur dhe të vazhdueshme; që ta duam Perëndinë me gjithë zemrën, shpirtin, mendjen dhe forcën tonë, dhe […]

  • PYETJA 6 E KATEKIZMIT TE RI

    Katekizmi Si mund ta përlëvdojmë Perëndinë? Ne e përlëvdojmë Perëndinë duke u kënaqur në Të, duke e dashur, duke i besuar dhe duke iu bindur vullnetit, urdhërimeve dhe ligjit të […]

  • PYETJA 5 E KATEKIZMIT TE RI

    Katekizmi Çfarë krijoi tjetër Perëndia? Perëndia krijoi të gjitha gjërat përmes Fjalës së tij të pushtetshme dhe i gjithë krijimi i tij ishte shumë i mirë; gjithçka lulëzoi nën sundimin […]

  • PYETJA 4 E KATEKIZMIT TE RI

    Katekizmi Si dhe pse na krijoi Perëndia? Perëndia na krijoi mashkull dhe femër simbas shëmbëlltyrës së vet, për ta njohur, për ta dashur, për të jetuar me Të dhe për […]

  • PYETJA 3 E KATEKIZMIT TE RI

    Katekizmi Sa persona ekzistojnë në Perëndinë? Në Perëndinë e vetëm të gjallë dhe të vërtetë ekzistojnë tre persona: Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë. Ata janë të njëjtë në thelb, […]

  • PYETJA 2 E KATEKIZMIT TE RI

    Katekizmi Kush është Perëndia? Perëndia është krijuesi dhe mbështetësi i gjithçkaje dhe të gjithëve. Ai është i përjetshëm, i pafund dhe i pandryshueshëm në pushtet dhe përsosmëri, mirësi dhe lavdi, […]