katekizmi i ri

Në letrën e tij drejtuar Galatasve Pali shkruan, “Ai që merr mësim në fjalën, le ta bëjë pjestar të të gjitha të mirave të tij atë që e mëson.” (Galatasve 6:6). Fjala Greqisht “Ai që merr mësim në fjalën” është fjala katechoumenos, ai që merr katekizëm. Me fjalë të tjera, Pali është duke folur për një tërësi të doktrinës së Krishterë (“katekizëm”) që u mësohej prej një udhëzuesi. Sot shumë kisha dhe organizata të krishtera publikojnë “deklarata besimi” që skicojnë besimin e tyre. Por në të shkuarën pritej që dokumenta të kësajnatyre të ishin shumë të pasur nga ana biblike dhe të formuluara me shumë kujdes saqë mësoheshin përmendësh dhe përdoreshin për rritjen dhe trainimin e krishterë. Ato shkruheshin në formatin pyetje-përgjigje dhe quheshin katekizëm (nga fjala Greqisht katechein që do të thotë “të japësh mësim gojarisht ose të udhëzosh me fjalë”). Sot praktika e katekizmës veçanërisht mes të rriturve ka humbur pothuaj plotësisht. Programet moderne të dishepullizimit përqendrohen në praktika si studimi i Biblës, lutja, bashkësia dhe ungjillizimi dhe nganjëherë mund të jenë tepër të cekëta përsa i përket doktrinës. Në kontrast me këto, katekizmat klasike i udhëzojnë studentët përgjatë Kredos së Apostujve, Dhjetë Urdhërimeve dhe Lutjes së Zotit – duke siguruar kështu një ekuilibër të përsosur të teologjisë biblike, etikave praktike dhe përjetimeve frymërore. Disiplina e memorizimit të katekizmës i ngulit konceptet thell ënë zemër dhe në mënyrë të natyrshme i bën studentët më të përgjegjshëm për të zotëruar materialin nga sa bëjnë zakonisht kurset e dishepullizimit. Përfundimisht, praktika e recitimit pyetje-përgjigje i sjell udhëzuesit dhe studentët në një ndërveprim të natyrshëm, në një proces dialogues nxënieje. Katekizma e Re e Qytetit është bazuar dhe përshtatur nga Katekizma e Gjenevës nga Kalvini, Katekizma e Shkurtër dhe e Gjatë e Uestminsterit dhe në mënyrë të veçantë në Katekizmën e Hajdelbergut duke siguruar një ekspozim të mirë ndaj disa prej mendimeve më të pasura nga spektri i katekizmave të mëdha të kohës së Reformimit. Shpresa është që kjo ka për t’i inkurajuar njerëzit të zhyten në katekizmat historike dhe ta vazhdojnë këtë proces përgjatë jetës së tyre.

  • Pyetja 1 e Katekizmit te Ri

    Katekizmi Pyetja 1: Cila është shpresa jonë e vetme në jetë dhe vdekje? Ne nuk i përkasim vetes por me mish e me shpirt, në jetë dhe në vdekje i […]